Ekzistojnë edhe pamje të tilla! (FOTO MAGJEPESE)


Këto pamje në tregojnë për një liqen i cili është i veçantë dhe më i bukuri në historinë e Kinës. Ndodhet rreth 6 km në jug të qytetit Dunhuang në veri-perëndim të Kinës. Ky liqen është i rrethuar nga dunat e rërës qe i japin një bukuri të jashtëzakonëshme. Liqeni njihet më emrin Crescent (Yueyaquan në kinezisht).

Ky,liqen besohet të ketë ekzistuar për 2.000 vjet,por filloji të pakësohej për shkak të rritjes së shkretërizimit në Rajon. Liqeni është 218 metra i gjatë nga lindja në perëndim ,dhe përmban ujë të pastër pranverorë!

Rrethuar nga male të larta,Dynhuang ka një klimë të thatë,e cila ne verë sjell jashtëzakonisht verë të nxehtë dhe një dimër të ftohtë. Shiu ndodh vetëm në sasi të vogëla dhe shumë shpejt avullon,duke rezultuar një peisazh shkretëtire. Shkretimi i Tokës është një problem shumë i madh mjedisor në Kinë që qeveria është përpjekur për të trajtuar në mënyra të ndryshme,thekson “DailyMail”.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.