Zbulohen sekretet e para të Big Brother(video)

DSC_0107Nga sonte nisi aventura e re e “Big Brother Albania”, që këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtë.

Persona të panjohurënisen bashkëjetesën të vëzhguar 24 orë nga telekamerat për t’i servirur publikut gjithçka ndodh brenda mureve të shtëpisë.

Aventura do të zgjasë 100 ditë. Por, në këtë edicion, ndryshe nga të tjerët, Big Brother ka vendosur që secili prej konkurenteve duhet të ketë nga një sekret. Të përmasave të mëdha apo më pak, sekretet do të jenë pjesë e lojës. Çdonjëri prej banorëve do të mbartë një të tillë që do të duhet të zbulohet nga të tjerët. Rezultatet do të sjellin përfitime që më pas do të finalizohen me çmimin e madh.

Edhe këtë edicion udhëheqëse e këtij emisioni është Arbana Osmani.

Sekretet e para të zbuluara sonte janë:

Sekreti 1: Një banor/e në shtepinë e Big Brother është talasemik.

Sekreti 2: Një banor/e në shtepinë e Big Brother ushtron Taekwondo.

Sekreti 3: Një banor/e në shtepinë e Big Brother nuk flet me babanë prej 13 muajsh.

Sekreti 4: Një banor/e në shtepinë e Big Brother është i/e martuar.

Video streaming by Ustream

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet