UEFA, më 15 mars shorti për Champions dhe Europa League

UEFA Champions League DrawTë premten, më 15 mars, në Nion të Zvicrës, do të hidhen shortet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Duke nisur nga ora 12:00, përfaqësuesit e UEFA-s, Gianni Infantino dhe Giorgio Marchetti, do të impenjohen me goglat dhe çiftet e 8 ekipeve të mbetura, në secilën prej dy kompeticioneve europiane.

Në fillim, me Steve McManaman, ambasador i Londrës, vendi ku do të zhvillohet finalja e Champions League, në stadiumin “Wembley”, do të bëhen të ditura sfidat e programuara për më 2-3 prill (vajtja) dhe 9-10 prill (kthimi).

Më pas, me Patrick Kluivert, testimonial i finales së Europa League në Amsterdam, do të zbulohen ndeshjet e programuara për më 4 prill (vajtja) dhe 11 prill (kthimi). Më 12 prill, gjithnjë në Nion, do të hidhet më pas shorti për gjysmëfinalet e të dyja kompeticioneve të UEFA-s.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->