Të gjitha efektet e dobishme të seksit

0202-couple-in-bed_atZëvendësues ideal në trajtimin e gripit, dhimbjes së kokës, kolesterolit të lartë të gjakut dhe pagjumësisë: seksi i bën mirë humorit dhe ndihmon ndaj sëmundjeve

Është i natyrshëm, nuk ka efekte anësore, ndryshe nga terapitë konvencionale, dhe të jep kënaqësi: po flasim për aktivitetin seksual, i cili në bazë të kërkimeve të ndryshme shkencore është një kurë e mrekullueshme ndaj shumë sëmundjeve. Por cilat janë sëmundjet “e këndshme”, që mund të shërohet nën çarçafë?

Shëron dhimbjen e kokës

Nëse nuk keni dëshirë të bëni dashuri me partnerin tuaj, mos nxirrni justifikimin klasik se ju dhëmb koka. Sipas një studimi të ri të Universitetit të Munster, në fakt aktiviteti seksual është një antidod perfekt ndaj migrenës, një prej dhimbjeve të kokës me efekte më negative.
Sipas studiuesve, gjatë aktivitetit seksual prodhohet endorfina, të cilat janë hormone antidhimbje natyrore, të prodhuara nga organet tona, që veprojnë në sistemin nervor duke zbutur apo eliminuar dhimbjet.

Më pas flihet më mirë

Një tjetër shqetësim që duket se përmirësohet pas aktivitetit seksual është edhe i ashtuquajturi sindromi Ekbom ose ndryshme sindromi i këmbëve që nuk pushojnë. Ky lloj sindromi prek zakonisht gratë nga 35 deri më 50 vjeç kur ndodhen në shtrat, duke provokuar një dëshirë të pafrenueshme për të lëvizur këmbët dhe shoqërohet me dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash që nuk i lejojnë këta njerëz të flenë gjumë.
Shkencëtarët e Universitetit të San Paolo, Brazil, kanë arritur të evidentojnë efektet e dobishme të seksit në zhdukjen e këtij shqetësimi të bezdisshëm.
Sipas dr. Luis Martin dhe kolegëve të tij, prodhimi i dopaminës gjatë orgazmës luan një rol vendimtar në uljen e simptomave të kësaj sëmundjeje.

Je me grip? Futu në shtrat

Sipas disa kërkimeve shkencore, aktiviteti seksual ka efekte të dobishme edhe mbi sëmundje shumë të përhapura dhe të rëndomta si gripi. Këtë fakt e pohon imunologu zviceran Manfred Schedlovski, i cili në një kërkim shkencor të realizuar në vitin 2012 ka zbuluar se gjatë aktivitetit seksual vihet re një rritje prej 30% në numrin e fagociteve (qelizat që bëjnë të mundur eliminimin e patogjeneve në trupat tanë), duke arritur më 150% gjatë orgazmës.

10 vjet më i ri

Doni të dukeni ca vjet më i ri se mosha juaj reale? Bëni jetë të shëndetshme; ndiqni një dietë të ekuilibruar, merruni me aktivitete sportive dhe … bëni seks të paktën dy herë në javë.
Këtë fakt e pohon David Weeks, neuropsikolog në Royal Hospital, në Edimburg, i cili realizoi një studim ku u përfshinë 3500 vetë, nga 22 në 101 vjeç. Çiftet që kishin aktivitet seksual të paktën 3 herë në javë, kishin një pamje fizike që i tregonte të paktën 10 vjet më të rinj se mosha e tyre reale.
Sipas studiuesve, kjo vlente sidomos për femrat, pasi estrogjeni që prodhohet gjatë seksit ndihmon për t’i mbajtur flokët të ndritshëm dhe lëkurën të tonifikuar dhe elastike, duke parandaluar kështu krijimin e rrudhave dhe shenjave.

Zemra lart, kolesteroli poshtë

Por një jetë seksuale aktive dhe e kënaqshme ndihmon gjithashtu për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe diabetin, sidomos tek meshkujt.
Këtë fakt e ka pohuar studiuesja Emanuele Jannini, sipas të cilës, rritja e prodhimit të testosteronit gjatë aktiviteti seksual luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek meshkujt. Sidoqoftë, me kusht që të jenë besnikë, ose e shumta, ‘tradhtarë rastësorë’.
Raportet jashtëmartesore të zgjatura në kohë ose shumë të shpeshta, në fakt shkaktojnë stres dhe tension dhe nuk i bëjnë aspak mirë zemrës.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet