“Sulejmani i madhërishëm” tronditet nga dy tragjedi

61387_4[1]Temë kryesore në sezonin e katërt të serialit “Sulejmani i madhërishëm” do të jetë vdekja e Sulejmanit dhe Hyrremit, dhe është interesante të shihet se kush dhe si do ta zëvendësojë sulltanin. Edhe pse kryeministri turk, Erdogan, ka dashur që seriali të ndërpritet për shkak se prish imazhin e trashëgimtarit, Gjykata e Lartë ka refuzuar të gjitha kërkesat dhe seriali ka vazhduar xhirimin. Në sezonin e fundit në këtë serial, do të aktrojë dhe aktori i njohur Kivanc Tatlitug, i cili do të aktrojë pasardhësin e Sulejmanit, pra Selimin II. Pikërisht në këtë sezon do të ketë ndryshime në skenografi dhe në veshje; sulltanesha Hyrrem vdes tetë vite para Sulejmanit, i cili nuk e zëvendëson me asnjë grua tjetër. Pas vdekjes së Ibrahim pashës, sulltani ngel pa asnjë mik, ndërkohë që urdhëron të ndërtohet xhamia e Sulejmanit (1557).

Në 1543 vdes edhe Mehmeti, djali më i madh i Sulejmanit, i cili bëhet i popullarizuar për shkak të pjesëmarrjeve nëpër luftëra dhe shihej si një nga trashëgimtarët e të atit. Pasi Sulejmani humb djalin Mustafa, Hyrrem fillon të çmendet. Ndërkohë që një aferë me para fillon të trondisë pallatin, Rustem pasha bëhet vezir i madh (1555). Pas gjithë kësaj dhe pas vrasjes së Ibrahim pashës, mikut të Sulejmanit, qëndron Hyrremi, gjë që nuk mund ta vërtetojë askush. Në 1553, Hyrremi humb djalin tjetër, dhe ajo nuk mund ta përjetojë më këtë tragjedi, kështu që i ngelet vetëm vajza e vetme Mehrimah, djali 22 vjeç Selimi dhe djali tjetër, 21 vjeç, Bajaziti, të cilët i ngjajnë shumë babait të tyre. Vitet e fundit të jetës së saj, Hyrremi mundohet që të qetësojë rivalitetin mes dy djemve të saj. Ajo vdes në vitin 1558-n dhe nuk arrin të përjetojë ambicien dhe ëndrrën për pushtet të djalit, Bajazitit, i cili organizon dhunën ndaj vëllait të tij për të marrë pushtetin së bashku me të atin. Selimi me katër djemtë e tij arrijnë të largohen drejt Iranit, duke kërkuar ndihmë nga mbreti Tahmaspu, i cili në fillim i pranon pas pagesës prej 400 mijë lira që merr nga Sulejmani e më pas i tradhton duke i dorëzuar. Nga i vetmi fëmijë që Sulejmani nuk është dëshpëruar asnjëherë, përveç Giangira, është vajza Mihrimah, e cila më vonë merr rolin e të ëmës, si këshilltare e të atit. Djali, Selimi II, e zëvendëson atë si sulltan. Tetë vite më pas vdes Sulejmani, në vitin 1574, teksa është dehur me verë dhe shkon në tualet duke prerë kokën e tij.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->