Si ta bëni të dashurohet me ju?

couple_happy_love_emotiveMeshkujt kanë katër dëshira primare para se të bien në dashuri. Ja disa këshilla nga ekspertët, në mënyrë që ta dini nëse ai është në prag të dashurisë:

 

Dëshira për të mbrojtur

Besojeni apo jo, mbrojtja e tij ndaj jush e bën atë të ndihet më i fuqishëm dhe më mirë. ‘ Nuk duhet të aktroni si e dëshpëruar, por nëse e lejoni atë ta shohë anën tuaj të butë, do ta bëjë atë të afrohet më shumë me ju, sepse kjo i aktivizon instinktet e tij për t’u kujdesur për ju’, thotë Dejvid Givens, psikolog.

 

Dëshira për të shkëlqyer

Ndoshta ai paraqitet si kryelartë, por prapë është i pasigurt. Meshkujt kanë nevojë ta dinë se janë të respektuar dhe të vlerësuar. “Kur vetëbesimi i tij ngrihet nëse ai është afër jush, si brenda tij ashtu edhe në sytë e të tjerëve, ai do të ketë dëshirë të lidhet me ju në mënyrë natyrale.

Dëshira për komfort

“Rënia në dashuri është një proces që zhvillon afërsi mes njerëzve, që ndodh kur oksitocini e përshkon trurin”, thotë Alan Hirsh, neurolog. Ju mund t’i lironi ato hormone të dashurisë te ai, duke e bërë të ndihet sikur ju dy thjesht përshtateni. Kur ai ndihet rehat me ju, nuk mendon më për romancën, thjesht kënaqet me të.

 

Dëshira për liri

Edhe meshkujt emocionalisht të shëndoshë duan siguri për identitetet e tyre, kur fillojnë një lidhje romantike. “Duke ia bërë të qartë atij se ju nuk dëshironi që ai të ndryshojë, ai do të ndihet sikur ju e kuptoni atë dhe nuk e kërcënoni ndjenjën e tij të individualitetit.”

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet