Shikoni se si kjo grua lind foshnjen ne autobus(VIDEO)

Kamera e sigurisë në një autobus të trafikut urban kinez ka regjistruar një ngjarje të pazakontë – një grua e cila po udhëtonte më këtë autobus ka arritur të lindë pa ndihmën e askujt.

Ajo po rrinte ulur më djalin e saj trevjeçar dhe në shikim të parë dukej se kishte probleme me stomakun.

Shiko videon ne vijim:

 

Megjithatë, kur kishin parë ujin nën të, udhëtarët e kishin kuptuar se për çfarë bëhej fjalë andaj kanë provuar t’i ndihmonin, njofton Kosovapress.

Shoferi është informuar se një grua po lindte andaj urgjentisht ka marrë drejtim kah materniteti, megjithatë, 39-vjeçarja Vang Ling arrin të sjellë në jetë fëmijën duke mos pritur ndihmën e mjekëve.

Ajo nxori foshnjën, e pastroi dhe e mbështolli me batanije, të cilën ia ofrojnë udhëtarët. Ling dhe foshnja e saj janë në gjendje të mirë dhe janë duke u rehabilituar në spital.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->