Sëmundja e rrallë prej të cilës vuan vetëm një fëmijë

 

malataAjo është cilësuar si “vajza prej guri”, sepse përveç syve dhe një buzëqeshjeje të lehtë, asgjë tjetër nuk lëviz në trupin e saj. E diagnostikuar me një sëmundje të rrallë qëkur ishte shtatë muajshe, vogëlushja duket sikur është një statujë. Sëmundja shkakton kalcifikimin e indeve të buta në të gjitha kyçet dhe duket se është rast unik në botë, aq sa mjekët nuk i kanë vënë ende një emër.

Shkak për sëmundjen është një anomali gjenetike, që kalcifikon gjithçka që ndodhet rreth kyçeve. Kockat humbasin çdo funksion dhe bëhen të brishta. Sëmundja u zbulua për herë të parë, pasi nëna e fëmijës i theu aksidentalisht kyçin e dorës ndërsa i bënte masazh pas banjës.
Aty nisi kalvari i gjatë i analizave dhe ekzaminimeve deri në momentin e zbulimit të së vërtetës së tmerrshme.
Rasti ka ndodhur në Itali dhe prindërit e vajzës, Alessandro e Stefania Naso, kërkojnë ndihmë në mënyrë që vogëlushes t’i lehtësohet sadopak jeta e vështirë që e pret. Ata e kanë riprojektuar shtëpinë sipas nevojave të vajzës së tyre me aftësi të kufizuara.

 

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->