Seks me 13-vjeçaren, arrestohet burri i martuar

Policia-DurresKorçë, 11 maj – Emiljan Dine, 33 vjeçar, vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik të Korçës, është arrestuar pasi e kishte mbajtur një natë dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti armë dhe drogë. Burime të Policisë së Korçës thanë se 33-vjeçari Dine është prangosur pas denoncimit nga ana e prindërve të vajzës 13-vjeçareje nga fshati Libonik.

Sipas tyre, vajza e mitur nuk ishte kthyer në banesë gjatë gjithë natës, por është shfaqur vetëm në mëngjes. Pas presionit të prindërve, ajo u ka treguar se kishte qenë me të dashurin e saj, i cili quhej Emiljan Dine. Pas interesimit të prindërve, ata kanë arritur të mësojnë se 33 –vjeçari ishte i martuar dhe ka kaluar natën me vajzën e tyre në një banesë që ai e kishte me qira në qytetin e Korçës.

Vajza e mitur ka deklaruar në polici se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Dinen me dëshirën e saj. Ajo ka thënë se kishte kohë që ishte e lidhur dhe e donte 33-vjeçarin, pavarësisht diferencës së madhe të moshës mes tyre. Si raporton gazeta Panorama, ajo ka pohuar se nuk kishte dijeni që Dine ishte i martuar dhe se kishte familje. Pas denoncimit ka rezultuar se shtetasi Emiljano Dine është vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, në komunën Voskop, Iljaz Dines, i cili është shpallur në kërkim pak muaj më parë për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitura”, “prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Comments are closed


-->