Rënditja e re e FIFA-së, tjetër rekord për kombëtaren shqiptare

shqiperiKombëtarja shqiptare ka arritur një ngritje rekorde në ranglistën botërore FIFA/Cola-Cola World Rangking. Shqipëria tani është në pozitën e 43-të me 640 pikë.

Muaj më parë kombëtarja jonë u ngrit në pozitën e 48-të që ishte ngritja më e lartë në historinë e futbollit tonë. Ndërsa, sot me 9 maj, kur u publikua lista e re e FIFA-së, u vërejt një ngritje prej pesë pozitave. Kjo tani është arritja më e madhe e futbollit shqiptar dhe në këtë sigurisht se ka ndikuar ndeshjet e fundit të shkëlqyeshme të kombëtares kuqezi.

Top 10-shi nuk ka pësuar ndryshime, Spanja vazhdon të jetë e para me 1538 pikë, Gjermania e dyta me 1428 pikë, Argjentina e treta me 1296. Shqipëria ka përparuar për pesë pozita dhe ka 640 pikë, përpara Paraguait dhe pas Republikës së Koresë. Sa i përket renditjes së përgjithshme, në Top 10 nuk pati ndonjë ndryshim.
Renditja e FIFA-së:

1. Spanja 1538 pikë

2. Gjermania 1428

3. Argjentina 1296

4. Kroacia 1191

5. Portugalia 1163

6. Kolumbia 1154

7. Anglia 1135

8. Italia 1117

9. Holanda 1093

10. Ekuadori 1058

—————–

43. Shqipëria 640

—————–

84. Maqedonia 441

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->