Real-Barca, Alba: Do të fitojmë për Vilanovën

albaMbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba në një konferencë për media në prag të sfidës ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, ka thënë se të gjitha fitoret e skuadrës katalonas i dedikohen trajnerit Tito Vilanova.

Sipas reprezentuesit spanjoll, Vilanova është një trajner i madh. Ai thotë se e gjithë skuadra dhe tifozët e Barçës janë duke ‘luftuar’ për të. “Tito është një person i madh. Shpresoj se ai do të shërohet shumë shpejt. E gjithë skuadra dhe tifozët tonë janë duke ‘luftuar’ për të. Të gjitha fitoret tona i dedikohen Vilanoves”, ka thënë Alba.

Ai ka folur edhe për duelin e sotëm ndaj klubit “mbretëror”. Alba thotë se skuadra e tij do të synojnë të ‘rrah’ Real Madridin, në mënyrë që të shërohen nga humbja e pësuar ditë më parë ndaj “Los Blancos”.

“Reali i Madridit është një rival i drejtpërdrejt. Nëse ne do të fitonim Realin do të ishte një motiv i madh për ne. Ne do të japim gjithçka për ngjyrat e Barcelonës”, tha ai. Ndeshja e sotme në mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet në “Santiago Bernabeu” në orën 16:00.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Comments are closed


-->