Pse kemi etje?

Mund të na dhëmbin gjunjët, shpina, bërrylat, por kur jemi të etur, e humbim tërësisht arsyen. Me dhimbje mundemi, pa ujë jo. Po si krijohet në fakt etja?

Etja është pasojë e mungesës së vitaminës F në organizëm. Kur nuk e kemi në sasi të mjaftueshme, vjen deri te humbja e ujit dhe etja. Kjo vitaminë, përveç kësaj, është edhe mjaft e çuditshme, sepse është e domosdoshme për jetë, ndërsa organizmi nuk e krijon vetë.

 

Vitamina F krijon ekuilibër mbrojtës të trupit dhe paraqet bazën nga e cila sintetizohen acidet e tjera të ngopura yndyrore. Gjatë ditës kemi nevojë për 10 deri 20 gramë të kësaj vitamine, ndërsa rrallë arrijmë ta konsumoj më në sasi të tillë, citon telegrafi.

 

Vitamina F gjendet në acidet yndyrore gjysmë të ngopura, të cilat mund të gjenden në të gjitha vajrat bimore si maku, pambuku, liri, luledielli dhe te tjerat, kështu që të mjaftueshme do t’i kishim dy lugë vaj në ditë për të përmbushur nevojën ditore të trupit për vitaminë F.

 

Mungesa kronike e vitaminës F është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse për shkak të humbjes së vazhdueshme të ujit mund të vijë deri te sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut si tromboza, arteroskleroza dhe infarkti i miokardit, ndërsa, përveç kësaj, do të çrregullohet edhe puna e mëlçisë dhe do të reduktohet rezistenca ndaj baktereve dhe viruseve./24oreinfo.com

 

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->