Pse ka ngecur karriera e Berryt?

f1_20-berry1363769779Edhe nëse ju mendoni se filmi është i mirë, i keq, apo indiferent, filmi triler i regjisorit Brad Anderson “The Call” nuk do të ndryshojë kategorizimin e Halle Berryt si një yll filmi. Karriera e saj, dikur shumë e shkëlqyeshme, tani është në pikëpyetje.

Hera e fundit që Halle Berry luajti në një film që gjeneroi biseda të nxehta ishte në vitin 2012, dhe ishte e vetmja nga aktorët që përflitej për “Cloud Atlas”.

Herën e fundit kur Berry kishte një paraqitje të mirë në ndonjë film ishte gjatë vitit 2006 në filmin “X-Men: The Last Stand”.

Disa nga filmat e saj kanë qenë katastrofa për arkëtimet, siç janë filmi “Movie 43”, “New Year`s Eve”, “Frankie & Alice” dhe filmi “Things We Lost in the Fire”.

Goditja e ardhshme e Berryt pritet të ndodhë me filmin “X-Men:Days Of Future Past” që do të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Hera e fundit kur ajo mori komente të mira ishte në vitin 2006, kur ajo u paraqit në filmin televiziv “Their Eyes Were Watching God” që ishte prodhuar nga produksioni i Oprah Winfrey. Berry fitoi shumë nominime, kurse kryesori ishte “Emmy Awards”.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet