Policia greke: Ja shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas

514f2fe2326e1Trikala –
Policia greke publikon fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve të arratisur pak net më parë nga burgu i Trikalas në Greqi.
Ata janë: Flaulant Luli, Edison Lika, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Ermal Lita dhe Fatos Sulaj.

Gjatë trazirave mbetën të plagosur dy gardianë ndërkohë që të arratisur janë 11 të burgosur.
Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, sipas informatave të policisë. 400 gëzhoja kallshanikovi janë gjetur në vendngjarje dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave.

Policia greke është vënë në kërkim dhe në qendër të Greqisë janë ngritur postblloqe për të kapur të arratisurit dhe personat që mundësuan largimin e tyre nga vendngjarja me furgona. Kërkime janë bërë dhe nga ajri kryesisht përgjatë kufirit shqiptaro – grekë.
Policia bën të ditur se të arratisurit janë të gjithë të huaj mes të cilëve dhe 8 shtetasit shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe grabitje.

Të tjera rreth shkrimit Trazira në burgun e Trikallas GREQI – Policia greke publikon emrat e të arratisurve nga burgu i Trikallës, të cilët e kanë kaluar tashmë kufirin për në Shqipëri. Ata janë:

1. Flaulant Asqeri Luli, lindur më 27.04.1986
2. Edison Hasis Lika lindur më 04.04.1988
3. Ilir Fatmir Kupa lindur më 24.01.1986
4. Marjan Marko Kola 27.07.1977
5. Fatos Beqir Sulaj
6. Klement Pëllumb Cala lindur më 10.06.1988
7. Admir Kristaq Murataj lindur më 01.08.1972
8. Litor Dulejman Lita lindur më 02.02.1978

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->