Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij

gwNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 41-vjeçar, ka përdhunuar dy adoleshente të cilat kishin shkuar në studion e tij për të bërë tatuazh. Mësohet se 41-vjeçari ka abuzuar dhe me femra të tjera, të cilat shkonin për të bërë tatuazhe.

Sipas policisë së Korçës, autori është Andon Sallo, banues në Petrushe të Pogradecit, i cili është ndaluar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajza 16-vjeçare ndërsa dyshohet për abuzime edhe me vajza të tjera. Mësohet se 41-vjeçari kishte marrë një ambient me qira në lagjen Nr.1, në Pogradec në të cilën u bënte tatuazheve personave të ndryshëm.

Më datë 4 shkurt të këtij viti dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J.J, nga Pogradeci ka shkuar për të bërë një tatuazh por ka rënë pre e abuzimit seksual të 41-vjeçarit. Ky i fundit i ka thënë asaj që të shkonte në tualet për të lagur me ujë vendin ku do të bënte tatuazhin pasi duhet të mpihej më parë.

Sapo vajza mbërriti në tualetin e vogël, 41-vjeçari e ndoqi nga pas ku dhe dyshohet se e përdhunoi.

Mësohet se adoleshentja nuk bëri denoncim ndërsa policia në rrugë operative mundi të informohej për abuzimet e Sallos i cili më datë 6 shkurt të këtij viti tentoi të përdhunonte një tjetër 16-vjeçare me iniciale A.D, banuese në fshatin Remenj të Pogradecit.

Pas mbledhjes së provave policia ndaloi 41-vjeçarin i cili bënte tatuazhe. Burime nga policia thanë se sipas deshmisë së e parë Sallo deklaroi se vajzën e parë që e kishte përdhunuar do ta merrte për grua, por ku u përball me rastin e dytë të përdhunimit ai nisi të ngrinte alibi të ndryshme.

“Jam në krizë pasi po divorcohem nga bashkëshortja”, mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë kriminale, 41-vjeçari. Policia dyshon se Sallo ka abuzuar edhe me vajza të tjera dhe po punohet për dokumentimin e të gjitha rasteve.
/Shekulli Online/ E.L/

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet