Një Uragan Në “The Voice Of Italy”(video)

shqfGjatë muajit Shkurt u perfol pjesëmarrja e saj në “The Voice Of Italy”. Këngëtarja nuk dha detaje, por u habit për çka mediat shkruan mbi këtë fakt. Pyetjes pse një këngëtare e afirmuar tashmë, fituese e një festivali të rëndesishëm si “Top Fest” e për më tepër fituese e disa çmimeve jashtë Shqiperisë, kishte nevoje të testonte sërish veten në një garë të tillë për talente të reja, Ehaida i përgjigjet duke thënë se:
“Mbeta pak keq kur lexova këto gjëra, pasi mendoja se shqiptarët do lumturoheshin”.

Dhe ja që Elhaida Dani mori pjesë në “The Voice Of Italy” dhe këngëtarja me zërin potent bëri një audicion të jashtëzakonshëm duke çuar në këmbë publikun dhe 4 tranjerët: Riccardo Cocciante, Raffaella Carrà, Piero Pelù dhe Noemi. Ajo kishte zgjedhur këngën “Mama Knows Best” të këngëtares Jessie J, të shkruar nga Jessica Cornish dhe Ashton Thomas. Kënga kërkonte një zë të forte dhe me ekstension vokal dhe performanca e Elhaidës mori komplimenta nga të gjithë tranjeret. Piero Pelù e pyeti nëse emri i saj ishte “uragan”, por këngëtarja u përgjigj: “Quhem Elhaida dhe vij nga Shqipëria”.

Në mes të “betejës” së tranjerëve se kush ta merrte në skuader Elhaidën, u fol për herë të parë për një kandidaturë për fitoren e këtij programi të zhvilluar për herë të parë në Itali dhe të transmetuar në RaiDue. Elhaida vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante. Për në fazën tjetër të “The Voice Of Italy” është kualifikuar gjithashtu edhe këngëtarja tjetër Marsela Cibukaj.

I urojme suksese të dy këngëtareve shqiptare në këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm!

Web: http://www.teksteshqip.com/elhaida-dani/lajme_4525.php#ixzz2Ot40kWl4

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->