Nderim Nexhipi rinovon me Partizanin

0Presidenti i Partizanit Gazmend Demi, u jep fund zërave për një largim të mundshëm të Nderim Nexhipit nga të kuqtë. Shqiptari nga Maqedonia, i cili mbërriti te 15 herë kampionët e Shqipërisë gjatë merkatos së Janarit, ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin kryeqytetas, ku spikati gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Me këtë lëvizje lojtari konfirmon atë që kishte pohuar ditë më parë se skuadra e vetme që dëshiron të vazhdoi karrierën në Shqipëri do të ishte Partizani. 29-vjeçari, tashmë I shndërruar në idhullin e tifozerisë së kuqe rezulton një prej përforcimeve më të bujshme të klubit për sezonin e ri futbollistik.

Një tjetër lajm i mirë për tifozët e Partizanit është edhe rinovimi me Labinot Ibrahimin, i cili ka vendosur ta vijojë karrierën me të kuqtë edhe sezonin e ardhshëm. Me këto lëvizje numri i lojtarëve që janë konfirmuar për sezonin e ardhshëm shkon në 6, pasi më parë kishin rinovuar me të ketë edhe Murati, Rrahmani, Hoxha dhe Antanasijevic.

Ditët në vijim pritet të nënshkruajnë kontratën e re edhe disa elementë të tjerë, të cilët kanë marrë vlerësime pozitive gjatë këtij sezoni.