Luran Ahmeti, aktori shqiptar tek “Sulejmani i Madhërishëm”

65423_1[1]TURQI – Seriali, i cili transmetohet në më shumë se 50 shtete të botës e me mbi 200 milionë shikues, këtë radhë do të mirëpresë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin e njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti.

Nga produksioni ende nuk kanë zbuluar rreth skenarit, por për karakterin që do të aktrojë Lurani, thonë se bëhet fjalë për një nga pashallarët që do të futet në oborrin e sulltanit dhe shumë shpejt do të shpallet vezir nga sulltani, me influencë të veçantë për zhvillimin e ngjarjeve në pallat. Në një serial të këtij niveli, Lurani është i vetmi shqiptar që angazhohet, edhe pse së fundi pjesë e serialeve turke është bërë edhe aktori i njohur, Nik Xhelilaj.

Ftesa për te ky serial atij i është bërë pas pjesëmarrjes në disa seriale të tjera turke si “Evlada Rumeli”, “Vera e fundit në Ballkan”, si dhe pas suksesit në filmin hollivudian “Taken 2”. Nga Maqedonia, Lurani është aktori i katërt që angazhohet në këtë projekt të madh, pasi aty aktrojnë dhe aktoret turke me prejardhje nga Maqedonia, Filiz Agmet, Sabina Ajrulla Tozija dhe Ermal Shaban.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet