Luani e mbyti rojtaren e tij me një goditje në qafë

f1_08-hans1362774237E reja 24 – vjeçe amerikane, Dianne Hanson, e cila punonte si vullnetare në kopshtin zoologjik në qytetin Fresno të Kalifornisë, e ka humbur jetën nga goditja që luani, për të cilin ajo përkujdesej, e kishte goditur me putër në qafë, asisoj që ia ka thyer qafën dhe ajo ka mbetur e vdekur në vend, është konstatuar sot nga forenzika.

Hetimi dëshmoi që bisha 5-veçare, e rëndë rreth 250 kilogramë, luani Cous Cous (në foto) ka hyrë në hapësirën e dedikuar për ushqim, por pastaj është kthyer nga dera e lënë gjysmë e hapur në kafazin ku ka qëndruar tërë kohën, e ku në ato momente gjendej edhe vullnetarja Hanson duke pastruar hapësirën dhe duke folur në telefon mobil.

Para katër vjetësh, ky luan është paraqitur si këlysh edhe në shown televiziv Ellen Degeneres.

Hetimet treguan që vajza ka vdekur menjëherë pas goditjes fatale të luanit me putër në qafën e saj, dhe se kafshimet e shumta dhe gërvishtjet nga ana e luanit janë shkaktuar pas vdekjes së Hanson.

Menjëherë pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, policia e ka vrarë luanin e këtij kopshti zoologjik.

 

f1_08-hans-foto-21362774306

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet