Kishte 126 femra ne liste gjobe partise per diskriminim te burrave

Në një kohë që partitë politike u gjobitën se nuk kanë përfshirë femra në lista në KQZ ndodh çudia duke u vendosur sanksione për diskriminimin e burrave në lista.KQZ ka gjobitur dje me 8 milionë lekë të rinj Partinë Popullore Kristiandemokrate me kryetar Pal Shkambin pasi në listat e kandidatëve janë diskriminuar meshkujt. Kryetari i PPKD Pal Shkambi ka përfshirë në lista 126 kandidate femra ndërsa vetëm 41 meshkuj dhe nga anëtarët e KQZsë u cilësua si diskriminim ndaj burrave në qarqet Tiranë Elbasan Gjirokastër Vlorë Korçë Dibër Berat dhe Fier.“Kjo parti ka tejkaluar kriterin e gjinisë për fermat dhe ka diskriminuar meshkujt” tha drejtoresha juridike e KQZsë Dëshira Pasko. Listat e PPKD-së janë shoqëruar dhe me batutat e të pranishmëve në mbledhje pasi si rrallëherë në këtë listë shumemërore në minorancë ishin burrat. Juristi Idajet Beqiri tha dje se kjo forcë politike duhet t’i japë disa kandidate femra borxh PD PS dhe LSI që këta të fundit t’u shmangen gjobave.“Ata duhet t’ju japin juve ca që t’ju hiqet gjoba ca PS-së e ca PD-së e ca LSI-së” tha Beqiri. Ndërsa juristi i PD-së Kosovrasti tha se “ PS-ja ka nevojë më tepër ke të drejtë ti. Brenda koalicionit lejohet”.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->