Jennifer Lopez: Palestër vetëm për të ngritur fundshpinën

67079-Kohët e fundit, J.Lo. i ka treguar miqve se ndihet më seksi se kurrë falë regjimit të saj në palestër.

Është befasuese sesi Jennifer Lopez, edhe në moshën 43-vjeçare, arrin të shfaqet gjithmonë sensuale. Përpara objektivave të fotografëve, J.Lo. tregon se është ende një nga divat më tërheqëse të botës, në gjendje për të konkurruar edhe me bukuroshe më të reja se ajo.
Po cili është sekreti që Jennifer ruan një formë praktikisht perfekte, pavarësisht se koha kalon? Përveç bukurisë që i ka dhuruar Nëna Natyrë, në kohët e fundit Lopez i ka treguar miqve se ndihet më seksi se kurrë falë regjimit të saj në palestër.

“Jam duke bërë shumë palestër, aty merrem sidomos me tonifikimin e të pasmeve të mia…”, duket se ka thënë ajo.

Ndërkohë që një mik i saj ka rrëfyer: “Jennifer e nis diten me nje ore ushtrime kardiovaskulare, me pas bën shumë ushtrime që ndihmojnë vetëm për të ngritur të pasmet e saj dhe për t’i dhënë më shumë forma. Jo më kot së fundi ka shtuar 2 kile dhe e gjithë pesha i ka shkuar…tek të pasmet”.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet