Ja si janë fëmijët sipas shenjave të horoskopit

kids2-370x250[1]Dashi është fëmijë problematik, Shigjetari një kureshtar, Binjakëve u jep një celular do të qetësohet, ndërsa me Luanët vetëm të sinqertë. Ja si janë fëmijët sipas shenjave të horoskopit.

Dashi

Fëmijët nën shenjën e Dashit, janë problematik dhe jo të qetë dhe me dëshirë pranojnë aktivitetet sportive apo ndonjë hobi tjetër interesant. Atyre gjithmonë u pëlqejnë gjërat interesante, sepse janë gjithmonë plot energji dhe i lodhin prindërit e tyre. Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos i përkëdhelin ata shumë dhe të mos ua plotësojnë çdo dëshirë, sepse ata duan vetëm sipas tyre të bëhen gjërat.

Demi

Fëmija nën këtë shenjë është më i lumturi kur çdo gjë përreth tij është e bukur dhe në harmoni. E rëndësishme është që shtëpia të jetë e rregulluar, e rehatshme dhe gjithmonë të ketë ushqim të mjaftueshëm. Prindërit nuk duhet t’i bëjnë presion të bëj atë që ai nuk do, sepse rrezikohet të aktivizohet inati i tij. Bëni kujdes që të mos hajë tepër, sepse nganjëherë nuk ka masë.

Binjakët

Fëmijët nën shenjën e Binjakëve, janë të hareshëm, jo të qetë, flasin shumë dhe u pëlqen të udhëtojnë. Sa më vonë i jepni telefonin në dorë, sepse e adhuron këtë pajisje dhe mund të harxhojë shumë. Po ashtu, prindërit duhet të kenë kujdes se çfarë flasin para tij, sepse ai i regjistron dhe i mban në mend të gjitha. E pëlqen të lexojë, si gazeta ashtu edhe libra.

Gaforrja

Fëmija Gaforre është shumë i lidhur me nënën dhe shtëpinë dhe nuk i pëlqen njerëzit e panjohur. Është fëmijë posesiv edhe ndaj gjërave personale të cilat nuk dëshiron t’i ndajë me të tjerët, as me vëllezërit dhe motrat. Kanë natyrë shumë të ndjeshme dhe lehtë qajnë. U bëni një qoshe në shtëpi që do të jetë vetëm e tij.

Luani

Fëmija Luan e pëlqen që t’ia sqarojnë të gjitha, së prindërit të jenë të sinqertë dhe të hapur, por edhe ta lavdërojnë. Nëse nuk merr mbështetjen e duhur, mendon se diçka nuk shkon si duhet dhe fillon të dyshojë në veten e tij. Vetëbesimi i tij varet nga të tjerët. Kujdes që të mos e përkëdhelni dhe ia bëni me dije se jo gjithçka lidhet me paratë, sepse është i dhënë pas një qëndrimi të tillë.

Virgjëresha

Fëmijët nën këtë shenjë, janë tejet pedantë dhe të qetë. Mos e detyroni të hajë, sepse ushqimin nuk e ka kurrë të rëndësishëm. E pëlqen të vishet mirë, i ruan gjërat e veta, bën kujdes si sillet. Është i qetë dhe ka sjellje të mira, kështu që lehtë mësohet si të ulet në tavolinë, ta përdor si duhet pirunin, thikën… Nuk është një fëmijë që kërkon shumë, edhe pse është kureshtar.

Peshorja

Fëmijët në shenjën e Peshores, e pëlqejnë të shoqërohen dhe të ketë shumë njerëz përreth tij. E pëlqen shtëpinë e pastër dhe të rregulluar dhe prindër të sinqertë. Tek ata çdo gjë duhet të jetë në harmoni, sepse në të kundërtën do ta ketë të vështirë. Di të vlerësojë se çfarë është e mirë e çfarë e keqe, nuk i pëlqen të grindet. Nëse vjen deri te problemi, kjo ndodh për fajin e dikujt tjetër.

Akrepi

Fëmija nën këtë shenjë, është shumë grindavec, edhe me prindërit. Gjithçka duhet t’i përshtatet atij. Është vështirë të kënaqet, kështu që prindërit që nga dita e parë duhet ta mësojnë në kompromise dhe se nuk mundet gjithsecilit t’ia thotë atë që dëshiron, sepse mund t’i lëndojë të tjerët. Është përplot energji, prandaj duhet të regjistrohet në sport.

Shigjetari

Fëmija Shigjetar është i hareshëm dhe i trazuar dhe e pëlqen të luaj me fëmijët e tjerë. Prindërit duhet të sigurohen që ai të mos ndjehet i harruar dhe të ketë diçka për të hulumtuar. Tregimet për gjumë të mirë janë të detyrueshme. I pëlqen udhëtimet, ekskursionet.

Bricjapi

Fëmija nën shenjën e Bricjapit është shumë serioz dhe i përgjegjshëm. Prindërit duhet të luajnë me ta sa më shumë. E pëlqen të shtyjë kryerjen e detyrave, kështu që nga fëmijëria e hershme duhet mësuar për përgjegjësinë. Është fëmijë i qetë, por nuk e pëlqen ta ngacmoni. E do natyrën, shëtitjet, udhëtimet. Kryesisht ka raport më të mirë me nënën, sepse babain e ka të vështirë ta manipulojë.

Ujori

Fëmija nën këtë shenjë është shumë më i avancuar se bashkëmoshatarët e tij. Prindërit nuk duhet të lejojnë që ai të mos ketë ndonjë aktivitet. Fëmija i tillë e pëlqen të shoqërohet, kështu duhet llogaritur që shtëpia juaj të jetë përplot fëmijë të tjerë. Kur niset në shkollë, duhet të insistoni në shprehitë e punës, të shikoni si mëson dhe nëse i bën detyrat e shtëpisë.

Peshqit

Fëmijët nën shenjën e Peshqve, janë shumë të qetë dhe me ta është lehtë të komunikohet. Janë të dëgjueshëm, por mos e ngacmoni kur fle. Ky fëmijë është këmbëngulës, i përkushtuar, vetëm lavdërojeni dhe mundohuni që të mos i bëni shumë pyetje, sepse këtë nuk e pëlqen. Lejojeni të thotë se çfarë ndjen dhe çfarë dëshiron.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->