Ja kush janë “kokat” që ndryshuan botën !

376359_325996374078457_262765988_n[1]Filozofi i madh, Platoni mendonte se çdo njeri synon që të jetë një qenie njerëzore e realizuar. Sipas tij filozofia është mjeti kryesor për të realizuar këtë qëllim.

Pavarësisht se bashkë me kohën ndryshojnë pamjet, idetë, qëllimet dhe njerëzit … disa prej tyre i rezistojnë ndryshimit për shkak të gjurmëve të thella që kanë lënë në kohët që u përkisnin.

Por nuk ishte vetëm Platoni, janë edhe shumë të tjerë që ndryshuan botën.

Ja kush janë “kokat” që ndryshuan botën:

Koperniku dhe Teoria e Universit – Galileo Galilei nuk ishte i pari që sugjeroi rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Këtë nuk e ka bërë i pari as Nikolla Koperniku, pasi burimet flasin për astronomin grek Aristarus, i cili një sugjerim të till e bëri 2000 vjet para tyre.

Zbulimi i Galileos dha prova dhe fakte për këtë teori, e cila pati një ndikim të jashtëzakonshëm. Zbulimi kyç i Galileos ishte nisja e kërkimeve shkencore të yjeve, duke përdorur teleskopët, që do të mundësonin pamje shumë të thella të universit në krahasim me syrin.

Dekarti dhe deklarata – “Mendoj, pra jam” Me deklaratën “Kogito ergo sum” (Mendoj, pra jam), Dekarti vendosi të menduarit në qendër të kërkimit të tij.

Në vend që të fillonte me fizikën dhe botën natyrore, ai e nisi me këtë veti njerëzore. Dekarti arriti që të bënte dallimin mes mendjes dhe materies. Ai njihet dhe si “babai” i filozofisë moderne.

Njutoni dhe Teoria e Gravitetit Universal – Teoria e Njutonit ishte demonstrimi i parë që matematika mund të përdorej për të kuptuar botën natyrore. Kështu mund të parashikojmë eklipset e ndryshme edhe një shekull para se të ndodhin, sepse sistemi i orbitave të planetëve është shumë i thjeshtë.

Nëse Njutoni nuk do të kishte ekzistuar, atëherë ndoshta do të kishte kaluar një shekull a më shumë kohë para se dikush të kishte dalë në përfundimin e tij.

Adam Smith dhe ekonomia – Ideja më e madhe ekonomike e Adam Smithit ishte se individët duhet të lihen të lirë të ndjekin interesin e tyre gjithmonë në kuadrin e së mirës së përbashkët.

Kjo ide ishte revolucionarizuese, sepse, sipas saj, njerëzit nuk kanë nevojën e një despoti mbi kryet e tyre për të mbikëqyrur të mirën e përgjithshme. Gjithçka që njeriu ka nevojë është tregu.

Meri Uollstonekraft dhe liria e grave – Përligjja e të drejtave të grave (1792) është jashtëzakonisht e rëndësishme. Meri Uollstonekraft ishte e vetmja femër që i bëri ballë botës mashkullore për nxjerrjen e gruas nga kornizat e “kukullës”.

Meri mendonte se gratë duhet të jenë të lira të zgjedhin për jetën e tyre, por megjithë përpjekjet e mëdha të saj vetëm pas Luftës II Botërore në vitet ‘60, gratë përqafuan idenë e Uollstonekraft.

Marksi dhe ideja e kapitalit – Duket shumë e çuditshme, por analiza e Marksit në lidhje me kapitalin vlerësohet si shumë e rëndësishme duke e renditur atë në njerëzit që ndryshuan botën.

Ai tha se konflikti në botë nuk është mes gjinive dhe racave, është mes 95% të popullsisë së botës që krijon pasuritë dhe vlerat dhe 5% të popullsisë që është pronare e të mirave.

Frojdi dhe teoria e nënndërgjegjes – Frojdi eksploroi rrugën përmes së cilës nënndërgjegjja drejton disa nga veprimet tona, e që na çon të bëjmë lëvizje që ndërgjegjja nuk do t`i kishte bërë kurrë, pasi nuk do të ishin në interesin tonë.

Ai tha i pari që përmes ëndrrave, apo lapsuseve të të folurit njerëzit mund të kuptojnë shumë nga vetja e tyre e vërtetë.

Ajnshtajni dhe teoria e Relativitetit – Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit ishte nga idetë e pakta që kishin një rëndësi jetike për botën dhe që e shëndërruan atë.

Kjo teori është në thelb të çdo teorie moderne në lidhje me funksionimin e botës, duke nisur që nga elektriciteti, magnetizmi, transistorët etj. Pa relativitetin nuk do të kishim një pamje moderne të botës, atë që kemi sot.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->