Ingrid Gjoni zmadhon gjoksin

f.0223150524196_mNjihet si një prej këngëtareve më seksi të skenës shqiptare. Por, duket që kjo nuk po i mjafton, pasi që Ingrid Gjoni, për t’ia shtuar dozat e sensualitetit trupit të saj, ka vendosur të operojë gjoksin, duke e rritur masën e tij edhe për një numër.

Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klinikës Keit, ku këngëtarja ka kryer ndërhyrjen, dhe më vonë, është pranuar nga vetë ajo.

Këngëtarja kishte këtë përgjigje: “Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire.

Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë kahershme”.
Veç këtij intervenimi kirurgjik, Gjoni ka bërë të ditur se është duke punuar në videoklip të ri. /Dukagjini.com/LajmeOnline/

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->