Gjithnjë e më e suksesshme

timthumb (1)Nora Asani është një emër që premton shumë suksese në të ardhmen, duke u radhitur kështu në mesin e shumë modeleve tjera të njohura shqiptare. Pas përfaqësimit të Kosovës në “Miss Earth”, që u mbajt disa vjet më parë në Filipine, sukseset e saj në rrugëtimin drejt modelimit u rritën edhe më shumë.

Nora karrierën e saj prej modele po e ushtron gjithandej botës dhe ajo tani është bërë pjesë e kompanisë së njohur botërore “Poko Pano” ku po prezanton koleksionin e ri me rroba banjoje.

“Tani së fundi kam bashkëpunuar me kompaninë e njohur ‘Poko Pano’, për linjën e re të bikinive për këtë verë. Uroj që gjatë këtij viti të prezantoj edhe shumë koleksione të kompanive të ndryshme botërore”, ka thënë ajo për “Zëri”. Nora ka kohë që jeton në Los-Anxhelos të SHBA-ve dhe atje ushtron edhe profesionin e saj, në fakt atje mundësia për të depërtuar dhe për të arritur suksese, sipas saj, është më e mirë.

“Jam shumë e lumtur që gradualisht po e realizoj ëndrrën time në fushën e modelimit”, shton ajo. Nora edhe pse jeton jashtë Kosovës, ajo asnjëherë nuk rresht së prezantuari veten si kosovare në shumë evenimente botërore. Mbase nëse do të kishte pasur mundësi ajo me shumë dëshirë do ta prezantonte Kosovën në ndonjë vend të botës.

“Edhe pse jetoj këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam e lidhur për Kosovën dhe asnjëherë nuk do të kisha refuzuar të marrë pjesë në ndonjë eveniment atje në Kosovë. Dhe edhe po të më kërkohej të përfaqësoja Kosovën në ndonjë vend të botës, do ta bëja me kënaqësi të madhe”, shprehet në fund ajo. Nora uron që fusha e modelimit në Kosovë të zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe t’u jepet mundësi modeleve të reja ta tregojnë talentin e tyre në këtë fushë, sepse modelet e këtilla vërtetë nuk mungojnë.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet