Fillon gjykimi i dy serbëve të dyshuar për dhunimin e shqiptares

RRRNë Gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar gjykimi kundër dy serbëve të akuzuar për krime luftë gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Kryesues i gjykimit është gjyqtari i EULEX-it, Tomo Vujolati. Të akuzuarit, Jovica Dejanoviq (59) pjesëtarë i Policisë së Kosovës nga fshati Prilluzhë dhe Gjorgje Bojkoviq (73) nga Babimoci, janë deklaruar të pafajshëm.

Ata ngarkohen me veprën penale ku thuhet se në vitin 1999 në Babimoc e kanë dhunuar shqiptaren B. Krasniqi nga fshati Stanovc i Vushtrrisë dhe se tek ata është gjetur armatim dhe municion për të cilin nuk kishin leje.

Prokurori i EULEX-it ka pranuar që aktakuza të lexohet vetëm në gjuhen serbe, sepse nga ana e të dëmtuarës, e cila tash jeton në Amerikë, nuk ka qenë i pranishëm askush.

Prokurori ka propozuar dhjetë dëshmitarë për këtë rast.

Është planifikuar që përmes video-linkut të dëshmoj edhe e dhunuara.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet