Djali I Bekim Fehmiut, Bukëpjekës

10-420x205Bekim Fehmiu kishte këshilluar djalin e tij të mësonte ndonjë zeje ku do të punonte për të fituar para nëse donte të ishte aktor. Ai ishte bërë bukëpjekës. Fatin e Uliks Fehmiut në Kosovë nuk e kanë vetëm aktorët, por edhe sportistët. Jo për ideale krijimi sa për urgjencë mbijetese, ata duhet të gjejnë një punë dytësore për të marrë rrogë ndërkohë që luajnë për emër.
Djali i aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, Uliksi, në tetor të këtij viti dha një intervistë për televizionin serb B92, rrëfeu edhe një këshillë që ia kishte lënë amanet babai i tij.
Uliksi tregoi se babai i tij e kishte këshilluar shpeshherë duke i thënë: “Duhesh të gjesh një zeje, me profesionin e aktrimit që e ke përzgjedh nuk do të kesh një punë të sigurt dhe gjithmonë varesh prej dikujt tjetër”, raporton Gazeta Jeta në Kosovë.
Dhe kështu kishte vepruar i biri i tij. Ai ka thënë se tashmë ka mësuar zanatin e bukëpjekësit dhe se ka një furrë buke në Amerikë ku edhe jeton.
Njëjtë si Bekim Fehmiu e shohin aktrimin edhe artistët e rinj në Kosovë.
Ata druajnë se është një profesion që paraja është e paarritshme.
Besart Zeneli, një aktor 24 vjeçar, pasi kishte mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës në degën e aktrimit, kishte hapur një “Sandwich Bar”. Pas tre muajsh operimi ai ka mbyllur lokalin pasi që nuk gjeneroi fitim nga ky biznes.
Por, thotë ai, përkundër dështimit në biznes e ka të siguruar ndihmën financiare nga vëllai i tij që punon në Zvicër.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet