Depresioni: Pranimi i shenjave trupore

Depresión02Shumë prej nesh e dinë se çfarë janë shenjat emocionale të shkaktuara nga depresioni. Por ju nuk mund ta dini që depresioni mund të shoqërohet dhe me shumë simptoma fizike gjithashtu. Në fakt shumë njerëz me depresion vuajnë nga dhimbje kronike ose shenja të tjera, në këtë rast fizike. Ato përfshihen në:

Nuk keni pse jetoni në depresion

Të kuptosh shenjat e depresionit, nga trishtimi deri te pafuqia dhe dhimbjet e kokës.

Depresioni Mite dhe Fakte

1. Nga shkaktohet depresioni?

2. Të pranosh ndihmën: Aty ku mund ta gjesh

3. Përgjigje duke pyetur mjekun

4. 10 hapat pozitive për t’u ndjerë mirë

Dhimbjet e kokës: Ato janë të përhershme tek personat me depresion. Nëse tashmë keni migrenë, gjendja juaj do të jetë edhe më e rëndë nëse vuani nga depresioni.

Dhimbje shpine: Nëse tashmë vuani nga dhimbjet e shpinës, mund të përkeqësohesh nëse vuani dhe nga depresioni.

Dhimbje muskujsh dhe kyçesh: Depresioni mund të shkaktojë çdolloj dhimbjeje të keqe e kronike.

Dhimbje kraharori: Siç duket, është shumë e rëndësishme të kesh dhimbje kraharori në përputhje me simptomat e menjëhershme. Mund të jetë një shenjë mjaft serioze për problemet në zemër. Por depresioni mund të ndikojë edhe në shoqërimin e dhimbjeve të shpinës.

Problemet e tretjes: Mund të ndjeni pështjellim apo trazim. Mund të keni diarre të përhershme ose kapsllëk.

Rraskapitja dhe lodhja: Nuk ka rëndësi se si keni fjetur, por ju mund të ndiheni gjithsesi i lodhur ose i rraskapitur fare. Ngritja nga shtrati në mëngjes mund t’ju gjejë shumë të ashpër, ose pafuqi.

Problemet e gjumit: Shumë persona në depresion nuk mund të flenë mirë çdoherë. Ata mund të zgjohen shumë herë ose nuk kanë gjumë fare. Ndërsa të tjerë mund të flenë më gjatë se normalja.

Ndryshime në të ngrënë apo peshë: Disa njerëz me depresion humbin peshën dhe zvogëlojnë të ngrënat. Të tjerë dëshirojnë disa lloje ushqimesh (si ato me përmbajtje karbohidrate) dhe shtojnë shumë në peshë.

Marrje mendsh apo trullosje: Sepse këto simptoma shkaktohen me disa forma, shumë njerëz të depresuar kurrë nuk marrin ndihmë, sepse ata nuk e njohin gjendjen e tyre fizike, që këto shenja vijnë pikërisht nga depresioni. Shumë mjekë gjithashtu i harrojnë këto shenja. Shenjat fizike nuk janë “në mendjen tuaj”. Depresioni mund të shkaktojë ndryshime të vërteta në trupin tuaj. Për shembull, nuk kryhet mirë tretja, e cila mund të shkaktojë dhe probleme në stomak. Duket se depresioni është i lidhur me çekuilibrin e pashmangshëm në trurin tuaj. Këto luajnë një rol të rëndësishëm se si ju e ndjeni dhimbjen. Shumë ekspertë mendojnë se depresioni mund t’ju bëj ta ndjeni dhimbjen ndryshe nga të tjerët.

Trajtimi fizik i shenjave

Në disa raste, trajtimi i depresionit, me terapi apo shumë mjekime, mund të zgjidhë anën fizike të shenjave të sëmundjes. Por sigurohuni t’i tregoni gjithçka mjekut tuaj mbi shenjat fizike. Mos pretendoni se ato do të shërohen vetvetiu. Ato kanë nevojë për një trajtim mjekësor. Për shembull, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë barna kundër shqetësimit në rastet kur keni pagjumësi. Këto droga mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni dhe të bëni një gjumë të mirë. Disa antidepresivë si Cymbalta dhe Effexor, mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve kronike. Mjekime të tjera mund të ndihmojë gjithashtu. Disa tipe të fokusuara në terapi, si njohja e sjelljes, mund t’ju mësojë rrugë për të kapërcyer më mirë dhimbjen.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet


-->