Çfarë mund t’i shkaktojë barkut birra

Nëse e keni mendjen te barku, hapeni lirisht birrën, sepse trashë më pak se vera. Birra më së shpeshti është shpallur fajtor për barkun e trashë të meshkujve, por Shoqata britanike e birrave dhe bareve ka kryer hulumtimin për ta hequr këtë stigmë nga pija e preferuar. Në raportin e nutricionistes Kathryn O’Sullivan, thuhet që nuk ka dëshmi shkencore, me të cilat pesha e tepërt mund të lidhet me birrën.

Sipas këtij hulumtimi, trashja në zonën e barkut, si edhe çdo trashje tjetër krijohet me konsumimin e tepërt të çfarëdo kalorish dhe në vazhdim dëshmon se si birra në raport me pijet dhe ushqimet e tjera ka relativisht pak kalori.

Siç thotë O’Sullivan, barku i dhjamosur mund të quhet edhe bark i çipsave ose i verës, sepse për shembull gjysmë litri birrë me katër për qind alkool ka 96 kalori, derisa as dy decilitra të verës së kuqe kanë 139 kalori.

Po ashtu, kalimthi, është përpjekur të thyejë edhe disa mite për birrën:

- dhjetë për qind e njerëzve besojnë që birra përmban yndyra, çka është tërësisht e pavërtetë – në birrë nuk ka as yndyra as kolesterinë.

- 13 për qind e njerëzve mendojnë që birra bëhet me disa komponime kimike, por në fakt bëhet fjalë për kompozimet natyrore të elbit dhe tharmit të birrës.

- një e katërta e njerëzve besojnë që vera e kuqe ka më shumë vitamina se birra, çka është po ashtu e pavërtetë.

Prandaj, nëse e keni mendjen te birra, hapni lirisht shishen e birrës, trashë më pak se një gotë verë.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet