Berisha: Të përgjysmohen taksat e makinave të përdorura

bregu_mbledhje_qeveriTIRANE – Kryeministri Berisha kërkoi sot, përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha kërkoi ndërhyrjen e ministrit të Punëve Publike dhe Ministrisë së Financave për këtë problem, pasi sipas tij, është krijuar një problem serioz.

“Kam shqyrtuar të gjitha taksat e vendeve të tjera dhe nuk kam gjetur një pabarazi të tillë as në vendet e BE-së dhe as në vendet e tjera. Ndaj dhe taksat e makinave të përdoruara do të përgjysmohen”, tha Berisha.

Sipas tij, mbajtja në një nivel të lartë i taksave të makinave të përdorura me argumentin se mbrohet mjedisi nuk qëndron, pasi në fakt mjedisi mbrohet me masat që kemi marrë për heqjen nga tregu të karburantit D2″.

“Ne nuk do të lëvizim nga ndalimi i D2, por nuk mund të pranoj unë që të penalizohen qytetarët, sepse me mbajtjen e këtyre taksave në një nivel kaq të lart ndihmohet ai që ka dhe ndëshkohet ai që nuk ka”, tha Berisha. /lajmeonline.net/

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->