Arratisja e 8 shqiptarëve nga burgu, policia greke publikon emrat dhe fotot

527564_476739362379858_1260768261_nPolicia greke publikon fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve të arratisur pak net më parë nga burgu i Trikalas në Greqi.

Ata janë: Flaulant Luli, Edison Lika, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Ermal Lita dhe Fatos Sulaj.

Gjatë trazirave mbetën të plagosur dy gardianë ndërkohë që të arratisur janë 11 të burgosur.
Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, sipas informatave të policisë. 400 gëzhoja kallshanikovi janë gjetur në vendngjarje dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave.

Policia greke është vënë në kërkim dhe në qendër të Greqisë janë ngritur postblloqe për të kapur të arratisurit dhe personat që mundësuan largimin e tyre nga vendngjarja me furgona. Kërkime janë bërë dhe nga ajri kryesisht përgjatë kufirit shqiptaro – grekë.
Policia bën të ditur se të arratisurit janë të gjithë të huaj mes të cilëve dhe 8 shtetasit shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe grabitje.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet