Amerika prej vitesh përgatit “Shqipërinë e Madhe”

shqiperi

Konfigurimi i hapësirës gjeostrategjike në Ballkan. Si po përgaditet projekti i ashtuquajtur i “Shqipërisë së Madhe” sipas gazetës kroate “Slobodna Dalmacija”.

E përditshma kroate “Sllobodna Dalmacija”, e datës 31 janar 2013, ka publikuar një artikull, “Amerikanët vite me radhë pregatisin projektin e Shqipërisë së Madhe” që ka të bëjë me bashkimin e shqiptarëve, duke iu referuar deklaratave dhe informacioneve e njohurive që ka mbledhë gazetarja Lola Wright.

“Është proces i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, ka deklaruar në Tiranë kryeministri shqiptar Sali Berisha, deklaratë që është transmetuar në disa media regjionale si paralajmërim për projektin “Shqipëria e Madhe”. Sipas gazetës, për këtë ide në të vërtetë është biseduar edhe gjatë shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që shumë zëshëm dhe zhurmshëm është festua në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup.

Që nga fundi i vitir 2010, Koço Danaj, drejtor i Institutit për parashikime rajonale dhe këshilltar i tre kryeministrave të Shqipërisë, ka thënë se viti 2013 duhet në mënyrë paqësore dhe të qetë të formohet shteti shqiptar, që do të përfshinte të gjitha territoret shqiptare. Përderisa disa analist pohojnë se shteti i ri shqiptar është projekt real, i cili tek disa zgjon frikë dhe panikë dhe mund të sjellë deri në tensionime të reja, të tjerët theksojnë se fjalët e Berishës janë keqinterpretuar.

“Projekti amerikan i krijimit të Shqipërisë së Madhe në të vërtetë në mënyrë të ngadalshme rrugëve dhe me mjete diplomatike dhe ushtarake po realizohet tashmë vite me radhë. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në regjion, por kur është fjala për këtë projekt, duhet rikujtuar për disa pika kyçe. Këto janë: bombardimi i Serbisë më 1999 që i bënë amerikanët përmes NATO-së, pas së cilave bombardime NATO hyri në Kosovë dhe vendosi 50.000 trupa mirë të armatosura”, shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija”.
Dr. Jadranka Poloviç, politikogole nga Spliti thekson se në kuadër të projekteve amerikane është edhe Marrëveshja e Ohrit, projekt amerikan, me të cilin ka filluar procesi i reformimit të Maqedonisë, përmes ndryshimeve kushtetuese, miratimit të një sërë ligjeve që u sigurojnë shqiptarëve të Maqedonisë më shumë të drejta.

“Pika e tretë kyçe është mbështetja e SHBA-ve pavarësisë së Malit të Zi dhe Kosovës, që ka dobësuar Serbinë dhe Serbia ashtu e dobësuar është dekompozuar ndaj në atë mënyrë është vendosur një ekuilibër në regjion. Politika amerikane me këtë angazhim diplomatiko-ushtarak ka përgatitur projektin e Shqipërisë së Madhe”, ka theksuar Poloviç.

Rëndësia e Kosovës si pjesë e Evropës juglindore

“Slobodna Dalmacija” shkruan më tej se Evropa juglindore, njësoj si në të kaluarën edhe sot ka rëndësi të posaçme dhe të veçantë gjeopolitike, gjeoekonomike dhe gjeostrategjike, që përcaktojnë ardhmërinë politike të regjionit. Është e lidhur me Mesdheun (Mediteranin), Lindjen e afërt, rajonin e Kaukazit dhe të Azisë së mesme, por edhe në rajonin e Danubit dhe Evropën e mesme, që gjithmonë ka qenë interes i fuqive të mëdha.
“Në të vërtetë, Evropa juglindore është rruga më e shkurtë e kah Evropa Perëndimore për rajonet e Azisë së mesme të pasur mjaft me gaz dhe naftë si dhe basenit të Kaspikut dhe si rajon i tillë, po bëhet pjesë e ‘lojës së re gjeopolitike’, respektivisht hapësirë në të cilën rivalizohen interesat e SHBA-ve, Evropës, Rusisë dhe Turqisë”, ka shtuar Dr. Poloviç.

Ajon analizon se projekti i vendosjes së dominimit amerikan në Evroazi fillon në të vërtetë në Evropën juglindore duke filluar me Shqipërinë dhe përfundon me Kinën. SHBA-të gjeostrategjinë e vet ndaj Azisë së mesme e mbështesin në vendet proamerikane në Evropën juglindore-Maqedoninë, Shqipërinë, Rumaninë, Bullgarinë, Turqinë dhe Greqinë dhe në kontekstin më të ri edhe në Kosovë dhe vendet e regjionit të Kaspikut si Azerbejxhani, dhe Uzbekistani, por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, në të cilat siç thuhet zgjerohet strategjia e unifikimit dhe amerikanizimit të botës.

“Pikërisht kryeministri i Kosovës, si shtet i ri të krijuar me përdorimin e instrumenteve politike amerikane është bërë tregues i vazhdimësisë së dominimit amerikan në regjion dhe përpjekjet që të ruhet dominimi unipolar jo vetëm në Evropën juglindore, por edhe më gjerë në Evroazi”, ka vlerësuar Poloviç, duke shtuar se Kosova mbetet “suksesi” amerikan në përvetësimin e rregullave të demokracisë, miratimit të dhe mësimit të leksionit të tregtisë së lirë dhe hapjen për investitorët e huaj. Sipas saj, politika amerikane tundë dhe dridh me të gjitha projektet në Kosovë.

A mund të priten trazira?

“Nuk presim trazira. Në të vërtetë, udhëheqësit e Lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë kanë deklaruar se SHBA-të dhe Rusia janë marrë vesh për ridefinimin e kufijve, në atë mënyrë që Presheva, Kosova, por besoj se edhe pjesë të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, do ti bashkëngjiten Shqipërisë, në kuadër të Shqipërisë së Madhe. Unë vërtetë u besoj, sepse që moti konfigurimi i hapësirës së ish-Jugosllavisë po bëhet përmes proceseve integruese: bashkërenditjen dhe bashkëngjitjen regjionit të NATO-së dhe Unionit Evropian. Shtetet nacionale humbin kuptimin, aktorët global avancohen përmes projekteve të zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregtisë së lirë, që nënkuptojnë globalizimin e mjerimit në regjion. Shtetet e reja janë tërësisht dhe krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, e për këtë këto ditë e shohim Qeverinë e Kroacisë, që po zbatojnë si nxënës të shkëlqyeshëm të gjitha urdhrat që ua imponojnë aktorët e jashtëm”, vlerëson politikologia kroate.

Gazeta më tej nënvizon se rajonin e Ballkanit po e trand papunësia e madhe dhe e lartë, apatia e njerëzve, dallimet e paimagjinueshme sociale, ndërsa pikërisht vendet e “suksesshme” amerikane si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi mund të shënohen dhe të etiketohen si vendet me kriminalitet më të lartë.

Pasojat e pavërejtura

Historiani dhe hulumtuesi ekonomik William Engdahl thekson se “pasojat e pavërejtura: të politikës amerikane pas bombardimit të Serbisë kanë qenë ndërtimi i rrjetit të gjerë të bazave të reja ushtarake amerikane. Pas luftës në Kosovë, SHBA-të kanë vendosur bazën “Bondsteel” në kufi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si pikë e gravitacionit të shtabit që avionëve ushtarak amerikan u ka mundësua dhe u mundëson qasje në rajonet e pasura me naftë në regjionet e Lindjes së afërme dhe në rajonin e Liqenit Kaspik dhe kontrollin e plotë mbi Mesdheun.

“Në kohën kur është ndërtuar “Bondsteel”, asokohe, ajo ka qenë baza më e madhe amerikane me 7.000 ushtar, që është ndërtuar nga amerikanët pas luftës së Vietnamit, e pas kësaj baze kanë filluar ndërtimi i bazave ne Hungari, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni”, ka përfunduar Dr. Poloviç, që e transmeton gazeta e përditshme kroate “Slobodna Dalmacija”. (INA)

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.

Perkthimet