10 parfumet më të famshme për femra

perfume[1]Një femër për të qenë vërtetë e parezistueshme duhet të posedojë një aromë që të bëj dallimin midis të tjerash të bëj të kuptoje personalitetin.

Zbuloni klasifikimin e 10 parfumeve më të famshëm dhe zgjidhni esencën që akordohet më mirë me karakterin tuaj.

  1. Chanel N°5, për një femër të sofistikuar
    Klasiku mbetet ai, Chanel N°5, e ka mbajtur edhe diva Marilyn Monroe, elegante dhe e rafinuar por me pak çmenduri që të bën të parezistueshme. Nëse dëshironi të jeni gjithmone shik Chanel N°5 është ai që bën për ju.
  2. CK One, për femra të sigurta në vetvete.
    Kur doli në tregun e parfumerisë ai u bë menjëhere parfum në tendencë! Një parfum uniseks në kohet kur femrat shihnin siguri dhe vendosmëri në barazinë e me koleget e tyre meshkuj. Jo vetëm, CK One është edhe simboli i një sensualiteti të vetëdijshëm tek femrat, edhe ato kishin mësuar të luanin me seksin.
  3. D&G Light Blue, për ato që duan të joshin
    Falë një fushate promocionale të suksesshme D&G Light Blue, parfumi i firmosur nga D&G është futur në listen e parfumeve më të famshëm. Nësë jeni joshëse të vërteta të zonjat për të joshur vetëm me një shikim, Light Blue është ajo që po kërkoni për tu bëre absolutisht të parezistueshme.
  4. Flower by Kenzo, për femra minimale
    Nëse ju pëlqen thjeshtësia dhe ndjeheni misterioze si femrat e orientit antik, nëse për të joshur ju duhet diçka më shumë se aksesorët, nje sprucim nga Flower by Kenzo është ajo që ju duhet. Keni një gusto shik por nuk ju pelqen të dilni haptas, minimalizmi ju përfaqëson më së miri, pak element por të rafinuar dhe kështu parfumi i orientit është ekspresioni më i mirë.
  5. Hypnotic Poison, për femrat që duan misterin
    Ashtu si e bukura Monica Belluci, prej kohësh testimonial i Hypnotic Poison, keni një shikim të ngrohtë dhe misterioz që çmend të gjithë meshkujt për kapacitetin e të thënit dhe të mos thënit.
  6. J’adore, për ato që duan të komandojnë
    Sigurisht që keni një karakter çapkën, nëse nuk bëhet ashtu siç thoni ju shperthen “fundi i botes”. Nga të dashurit tuaj merrni përkushtimin absolut, jeni ju personi për tu adhuruar! Të gjithë këtë e tregon parfumi mitik J’adore, ideal për kë ka një grusht të hekurt të fshehur në një dorashkë mëndafshi. Të “veshësh” këtë aromë nuk mund të mungoje në 10-en më të mirë.
  7. Mitsouko, për femra pasionale
    Nëse jeni romantike dhe ju pëlqen të përkëdheleni në kujtimet e dashurive të pamundura, parfumi Mitsouko nga Guerlain nuk bën për ju! Inspiruar nga një dashuri dashurie ky parfum, është vërtetë i famshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha femrat që janë në gjendje të kalojnë çdo pengesë për të kurorzuar pasionin e dashurisë.
  8. Rem, për nostalgjiket
    Nuk ka të tashme qe ju tërheq, vështrimi juaj dhe mendja janë të orientuara drejt së kaluarës! Ecni në breg të detit duke dëgjuar dallget e detit dhe lehtësisht lini veten të ikni në boten e kujtimeve, të takimeve të shkuara dhe nostalgjisë. Ndër 10 parfumet më të famshëm për femra, Rem është ai që duhet për ju.
  9. Shalimar, për ato që duan aventurën
    Me këtë emër oriental Shalimar ka bërë për vete femrat e të gjithë botës, mbi të gjitha ato që duan aventurën. Shalimar është ndër parfumet më të famshëm për femra, vetëm me të nuhatur aromen do të udhëtoni në toka të largëta..
  10. Acqua di Giò for Men, për femrat që duan sfidat
    Nje parfum meshkujsh në 10 parfumet më të mira për femra? Po, sepse Acqua di Giò është aq fantastik saqë nuk mund të përdoret vetëm nga meshkujt! Edhe femrat që duan sfidat dhe të futen në lojë në çdo situatë mund të kenë të drejtë të përdorin Acqua di Giò parfumin e tyre.

Lista nuk mbaron me kaq. Na shkruani në komente për preferencat tuaja.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.


Perkthimet



-->